Ministri i Financave Fatmir Besimi, së fundmi ka komentuar rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni.

I pyetur në lidhje me deklaratat e opozitës, prej ku thonë se çmimi i naftës, është rritur për të mbushur buxhetin shtetëror, Besimi tha se rritja e akcizës së naftës nuk vjen si pasojë e reformave tatimore.

“Rreth akcizave për derivatet…ne nuk i kemi vendosur në kontekst të asaj që deri më tash e kemi thënë, respektivisht në pakon të reformave në tatim për mbushjen e buxhetit, por realizimin… unë përmenda që realizimi i buxhetit nuk bazohet vetëm tek akcizat, stoqet e akcizave, por në përgjithësi nga të gjitha të ardhurat”, tha mes tjerash ministri Besimi.

Ndryshe, mbrëmë KRRE kreu ndryshimin e vendimit të datës 05.04.2021, me të cilin janë përcaktuar çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe lëndëve djegëse.

Sipas vendimit të fundit të KRRE, çmimet e derivateve të naftës janë si më poshtë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 67,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 69,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 58,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 58,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 34,779 (denarë/kilogram)