Është anuluar greva e kontrollorëve të fluturimit e paralajmëruar për më 25 dhe 31 dhjetor të këtij viti, informoi kryetari i Sindikatës së pavarur të kontrollorëve të fluturimit, Aleksandar Tasevski. Në takimin e sotëm Sindikata ka vendosur që të pranojë konkursin për punësim të cilin e kontestonin për shkak se një pjesë e pozitave vlerësoheshin si të pa rëndësishme dhe që ishte arsye për riaktivizimin e vendimit për grevë nga nëntori i këtij viti.