Alarm për bombë në pesë shkollat në Shkup. Nga MPB njoftojnë se pesë shkollat e Shkupit kanë pranuar email kërcënues për vendosjen e bombave në objektet e tyre.
“Sot (26.10.2022) në SPB Shkup është raportuar se në adresat e emailit në të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, policia ka ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt në shkollat, ndërsa po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB
Comments are closed for this post.