A ka aksione Filipçe në bizneset e Zaevit në Dubai, prandaj hesht për vizën e artë? Heshtja e Filipçes është shurdhuese, dhe për 3 muaj ai fshihet dhe i shmanget përgjigjes se nga e ka marrë vizën e artë për në Dubai?, pyeti sot Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

Filipçe në jetën e tij ka punuar mjek, ministër, deputet dhe me ato të ardhura është e vështirë të merret një vizë e artë, sidomos nëse e dimë se ajo vizë merret në bazë të investimeve dhe duhet të investohen së paku mbi 500 mijë dollarë.
Kjo ngre pyetjen, ku i merr Filipce paratë për të investuar në Dubai? A ka investuar Filipçe së bashku me Zaev në një pallat 50-katësh në Dubai? Ku i mori Filipçes mbi 500 mijë dollarë për të marrë një vizë të artë? Apo ndoshta i ka mbajtur për ditëlindje dhe për petulla ?
Duke u tallur me inteligjencën e popullit, Filipçe mendon se do t’i ikë. Por qytetarët gjithsesi kanë lexuar edhe Filipçen edhe SDS-në. Prandaj, Filipçe ka një vlerësim të barabartë me një gabim statistikor.
Filipçe dhe Zaev vitet e fundit e kanë rrënuar vendin, e kanë çuar në prag të falimentimit dhe tani me paratë e vjedhura po ndërtojnë një pallat 50 katësh në Dubai?
Filipçe dhe Zaev janë turp për Maqedoninë. Filipçe, SDS dhe Zaev janë sinonim i paaftësisë, krimit dhe korrupsionit.
Comments are closed for this post.