Përveç se ka një aromë unike që ju zbukuron ballkonin, por edhe shijen e recetave të ndryshme, rozmarina është një nga ato bimë nga të cilat mund të përfitoni shumë. Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë që gjen përdorim kudo. Zbuloni më poshtë përdorimet e saj:
Përmirëson kujtesën: Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit. Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru. Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarinë në kokë gjatë studimeve.
Forcon trurin: Rozmarina përmban një ushqyes të quajtur acidi karnosik që është një antioksidant i fuqishëm që mbron neuronet nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.
Kundër aromës së rëndë të gojës: Nëse vuani nga aroma e rëndë e gojës edhe pasi e keni larë atë (halitoza), atëherë duhet të përdorni çaj rozmarine. Pini një gotë me çaj çdo mëngjes përpara se të dilni nga shtëpia dhe thojini erës së keqe lamtumirë. Personat që kanë irritime të mishrave të dhëmbëve si pasojë e larjes me furçë të fortë tashmë mund ta kenë një zgjidhje, ndaj rekomandohet që çajin ta konsumojnë menjëherë pasi të keni larë dhëmbët në mëngjes.
Trajton problemet e frymëmarrjes, mëlçisë dhe reumatizmës: Çaji i rozmarinës është shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga problemet respiratore. Ai ndihmon kundër bllokimeve të ndryshme, infeksioneve, të ftohtit, virozave dhe alergjive. Çaji ndihmon edhe kundër dhimbjeve të kokës që shoqërojnë problemet me rrugët e frymëmarrjes. Çaji i rozmarinës përdoret edhe për problemet me mëlçinë. Ekstraktet e bimës në veçanti janë shumë të dobishëm kundër këtyre problemeve. Ai është i pasur me substanca që luftojnë mikrobet dhe bakteret.
Comments are closed for this post.