Shqipëria ka marrë një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Europian.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11’ me anë të Qazim Laçit pas një goditje me kokë.

Rastet ishin të shumta nga kuqezinjtë me Asllanin dhe Manajn, por pa arritur ta çonin në rrjetë. Në pjesën e dytë, kroatët shënuan dy herë në dy minuta me Kramaric dhe një autogol të Gjasulës.

Por ishte pikërisht ky i fundit, i cili në frymën e fundit të gabimit korrigjon gabimin e tij dhe i jep barazimin skuadrës së Sylvinhos. Kështu Shqipëria shkon në kuotën e një pike në grupin B, po aq sa edhe Kroacia.