Pamja e lëkurës së fytyrës ka rëndësi të lartë për përshtypjen e përgjithshme që e krijojmë te njerëzit, pasi që gjëja e parë që e shohin njerëzit te ne është fytyra.
Sidoqoftë, fytyra kërkon kujdes të vazhdueshëm në aspektin e produkteve efikase dhe të shëndetshme, por kërkon edhe një stil më të shëndetshëm të jetesës.
Faktorë të ndryshëm ndikojnë në gjendjen e lëkurës që e kemi në fytyrë dhe njerëzit shpeshherë kanë probleme me shenja, akne, njolla të diellit, rrudha, etj.
Për ta rikthyer bukurinë dhe vitalitetin e lëkurës, shumica e njerëzve provojnë produkte të shtrenjta komerciale, ndonëse shpeshherë këto produkte janë thjesht jo efikase dhe të mbushura me kimikale të dëmshme.
Por, ekspertët thonë se ka disa mënyra natyrale për ta rigjeneruar, pastruar dhe freskuar fytyrën me kosto të përballueshme.
Maska e mëposhtme është krejtësisht natyrale dhe të gjithë përbërësit janë të shëndetshëm për lëkurën. Maska i largon të gjitha problemet e lëkurës dhe e bën atë të shëndetshme dhe të pastër.
Përbërësit:
– Sodë buke
– Uthull molle
– Mjaltë
– Gjysmë limoni
Metoda e përgatitjes:
Shtojeni një lugë çaji uthull molle në një gotë të mbushur deri në gjysmë me ujë. Në një tas tjetër, qiteni sodën e bukës dhe pastaj aty shtojeni ujin dhe uthullën. Pasi ta bëni këtë, shtojeni lëngun që e shtrydhni nga një gjysmë limoni, dhe përzijeni derisa të krijohet pasta.
Përdorimi:
Pastrojeni fytyrën në mënyrë që t’i hapni poret dhe t’i eliminoni të gjitha grimcat e makijazhit. Me një copë pambuku thajeni lëkurën. Pasi ta bëni këtë, aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 5-10 minuta. Në fund pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe prapë me ujë të ftohtë për t’i mbyllur poret.
Comments are closed for this post.