LSDM-ja në pushtet ka lëshuar një sërë akuzash për OBRM-PDUKM-në opozitare në lidhje me ndotjen e ajrit në kryeqytet, për të cilën sipas LSDM-së, përgjegjëse është OBRM-PDUKM-ja dhe kryetarët e saj komunal.
Sipas LSDM-së, OBRM-PDUKM nuk bën asgjë për ajrin e ndotur në Shkup, por vetëm krijon kaos, ndërsa kryetarët e komunave të partisë opozitare i quan si “të paaftë”.
“Shkupi edhe këto ditë është ndër qytetet më të ndotura në botë dhe pushteti lokal i OBRM-PDUKM-së nuk po ndërmerr asgjë për të parandaluar ndotjen. OBRM-PDUKM ka shkelur premtimet e dhëna qytetarëve në fushatën parazgjedhore se do të zbatojë masa për parandalimin e ndotjes. Në vend të kësaj, ajo vetëm krijon kaos dhe inkurajon ndotjen. Gjatë këtij viti, fondet për mjedisin në buxhetin e qytetit u reduktuan tre herë. Ata kanë ulur ndjeshëm mjetet për subvencione për blerjen e inverterëve. Transporti publik nuk funksionon, ndërmarrjet publike janë në gjendje katastrofike. Nuk ka asnjë nga pesë megaparqet e shpallura dhe vendgrumbullimet ilegale jo vetëm që nuk pastrohen, por vazhdimisht mbijnë të reja. Qytetarët thithin ajër të ndotur, qyteti është i pisët, dhe OBRM-PDUKM kujdeset për tenderët, komisionet, duart e të cilëve janë në mjaltë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Comments are closed for this post.