Më shumë se 58 për qind të çifteve të dashuruar, zakonisht merren me aktivitet seksuale merren mes orës 11 të mbrëmjes dhe orës 1 të natës, por ata që bëjnë dashuri në mëngjes kanë më shumë përfitim, shkruan “Medical Daily”. Dhe me sa duket pasi të lexoni se çfarë të mirash ju sjell kjo rutinë, nga nesër mund të filloni ta praktikoni edhe ju. Seksi i mëngjesit rrit intimitetin dhe sigurinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë kur dita ka pengesa.
Seksi i mëngjesit është çudibërës dhe këto arsye e vërtetojnë:
Kolegët “nuk do të të njohin”
Në kuptimin e mirë të fjalës. Orgazma çliron dopaminë, ndaj do ta nisësh ditën me energji dhe do të jesh personi më produktiv i zyrës.
Mbase do shmangësh atë dhimbjen e kokës nga mesi i ditës
Orgazma mund të zvogëlojë shanset për dhimbje koke dhe nuk ke pse merr me vete ilaçet, kur ke seksin.
Mund të zëvendësojë aktivitetin fizik dhe ushtrimet
Është praktikisht e njëjta gjë, por nga seksi merr kënaqësi.
Lëkura jote do të shkëlqejë
Orgazmat janë si grimi natyral dhe në fakt do të kursesh para, sepse blush-in, highlighter-in dhe konturin do t’i kesh falas nga partneri.
Mund të mbash larg mjekun
Ashtu si një mollë në ditë, edhe seksi i mëngjesit të rrit imunitetin dhe ul nivelin e stresit, pra do shkoni më rrallë tek mjeku.
Nuk është aq i pazakontë
34% e njerëzve zgjedhin pikërisht seksin e mëngjesit dhe mund të themi se ata ia dinë lezetin.
Comments are closed for this post.