Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 105 shoferë, prej të cilëve 17 janë për tejkalim shpejtësie, 7 për vozitje pa leje dhe 7 për motoçiklistët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 9 masa për përdorim të telefonit, 6 për kalim në të kuqe dhe 4 për shoferët fillestarë.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Comments are closed for this post.