Portieri dhe kapiteni i Francës, Hugo Lloris, ka thënë se fitorja e madhe ndaj Gjermanisë është arritur falë lojës ekipore.
Lloris ka pasur fare pak punë, ndonëse Gjermania kishte iniciativën.
“Gjëja kryesore ishte të marrim tri pikë. Ne vërtetë kemi luajtur si ekip. Kemi vuajtur sidomos në pjesën e dytë kur gjermanët kishin topin më shumë. Ne e bëmë gjënë më të rëndësishme dhe duhet ta shijojmë atë”, ka thënë Lloris.
“Në lojën pa top ishim të mirë në të dy anët e fushës dhe është dashur që të mbrohemi të gjithë. Ishim solid në fushën tonë”, ka shtuar Lloris.
Comments are closed for this post.