Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka barazuar rezultatin ndaj Kombëtares së Austrisë.

Ishte Goran Pandev që gjeti golin në minutën e 28-të.

Pas një gabimi në mbrojtje, Pandev përfitoi nga situata dhe e konkretizoi në gol.

Ndërkohë, ky është goli i parë për Maqedoninë e Veriut në Kampionat Evropian, që u realizua nga 37-vjeçari.