Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë vazhdimin e katërt të seancës së 114-të në kuadër të së cilës do të debatojë për propozim-ligjet e plotësuara për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për sigurim të obliguar në komunikacion, për aviacion civil, propozim-ligjin e plotësuar për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të dytë.

Në rendin e ditës së seancës janë edhe Propozim – ligji për ndryshimin e ligjit për themelimin e universitetit shtetëror “Goce Dellçev” në Shtip, propozim-ligjet për ndryshimin e ligjeve për themelimin e Fakultetit teknologjiko-teknik, për tatimin e fitimit, për zbatimin e sanksioneve, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si edhe propozim – ligjet për informacione të klasifikuara, për sigurimin material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronë dominuese të shtetit, në lexim të parë.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe raportin e posaçëm të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit për gjendjet e përcaktuara në financimin e fushatës zgjedhore – Zgjedhjet presidenciale dhe Zgjedhjet e parakohshme për kryetarin e Komunës së Ohrit, kryetarin e komunës së Novosellës dhe kryetarin e komunës së Dibrës 2019 dhe propozim – vendimin për themelimin e Komisionit anketues për përcaktimin e shkeljes së ligjeve dhe keqpërdorimeve në punën e Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin prej përmbajtjes së ndjekjes së paligjshme të komunikimeve, shtruar prej një grupi të deputetëve.