Se prindërit janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për fëmijët e tyre, e dëshmon më së miri historia e një familje në Turqi. Kur vogëlushja Gamze Korkut gjatë vitit të kaluar ishte nisur për në kopsht, nga fshati i saj deri në destinacion nuk kishte rrugë e as autobus me të cilin ajo do të mund të udhëtonte. Ky fshat malor në të cilin gjendet shtëpia e vajzës së vogël në jugperëndim të provincës Mugle ka qenë e lënë anash, kurse autoritetet lokale kishin bërë të ditur se nuk mund të bëjnë asgjë, pasi që është një rrugë malore.
Comments are closed for this post.