Një tërmet ka goditur Italinë, duke rikthyer frikën dhe panikun në Mesdhe. Mediet fqinje raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 4.

Epiqendra e tërmetit ka qenë një kilometër nga Caraffa, në Catanzaro, me një thellësi 21 kilometra, ndërsa ka krijuar panik të madh te qytetarët.

Nga lëkundja e fortë, e ndjekur në pak minuta nga një tjetër goditje më e lehtë, nuk janë regjistruar njerëz të lënduar.

Por, sipas medieve italiane, tërmeti ka shkaktuar panik të madh te njerëzit, të cilët kanë vrapuar për të dalë nëpër rrugë, ndërsa janë evakuuar edhe shkollat, të cilat raportohet se do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.