Biznesmeni nga Shkupit Spiro Çorogunov ka sulmuar fizikisht Branko Petrovski dje, rreth orës 13 në qendrën e Shkupit, shkruan Civil Media.
Çorogunov është pronar i hoteleve “Akelsandar Square” dhe “Aleksandar 2” në qendrën e Shkupit, firmës ndërtimore “Karaorman” dhe disa bizneseve tjera. Në afërsi të hotelit “Aleksandar 2”, ndodhet një këmbimore e vogël në pronësi të Branko Petrovskit dhe kafenesë së tij të vogel “Garson”, e cila njihet si vendi i preferuar i artistëve, gazetarëve dhe aktivistëve.
Çorogunov ka sulmuar Pretrovskin në afërsinë e hotelit “Aleksandar 2”, i ndërtuar vitin e kaluar. Ai e ka ndalur Patrovskin dhe i ka kërkuar që të heq reklamën e këmbimores së tij, e cila është vendosur aty para 19 viteve.
Civil media shkruan se Petreovski në mënyrë të qetë ka kërkuar nga ai që të largohet dhe të ia lëshon rrugën, por Çorogunov e ka sulmuar me grusht, duke e rrëzuar në tokë dhe ka filluar ta godet me shqelma.
Pasojat e sulmit janë të dukshme, nofull e thyer dhe lëndime të rënda të syrit të majtë të Petrovskit.
Comments are closed for this post.