Gjatë ditës së djeshme në hapësirën për parking në rrugën “23- Oktomvri” në Shkup, makina “Fiat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 35-vjeçari A.S nga Shkupi ka goditur një vajzë dy vjeçare në Shkupi.
Nga goditja, fëmija ka marrë lëndime të rënda dhe ma makinë të Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e Qytetit ku i është dhënë ndihma mjekësore.
Në orën 15.20 megjithatë fëmija nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve dhe ka humbur jetën.
Hetim në vendngjarje ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Shkup.