Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, ka deklaruar sot se garimi në Formula 1 është i pashmangshëm për të.
“Garimi në Formula 1 është pjesë e fatit tim, që është shkruar që më parë”, tha piloti 19-vjeçar gjerman, aktualisht pjesë e Akademisë Ferrari.
Këtë sezon, Mick do të garojë në Formula 2 me makinën Prema, por ai ka testuar që dy javë më parë, në Bahrein, dy makina të Formula 1: Ferrarin dhe Alfa Romeo.
“Aktualisht nuk mund ta krahasoj veten me asnjë pilot tjetër të Formula 1. Sot për sot krahasohem vetëm me veten time”, tha Mick Schumacher.
“Në Formula 1 ka shumë pilotë të talentuar, të gjithë të ndryshëm dhe kampionë. Për mua është e rëndësishme që t’i bëj hapat një e nga një, ndaj garimi në Formula 2 ishte i rëndësishëm para se të debutoj në Formula 1. Nuk e di se kur do të garoj në kampionatin më të bukur, por di që një ditë kjo gjë ka për të ndodhur”, u shpreh Mick Schumacher.
Comments are closed for this post.