Në sallonin e Gjenevë 2019, “Bugatti” shfaqi modelin e tij më të fundit “La voiture Noire”, duke e prezantuar krijimin e tij si veturën e re më të shtrenjtë në histori.
Megjithatë ky pretendim duhet parë me shumë imtësi pasi edhe marka të tjera pretendojnë këtë titull në një segment ku mbretëron fshehtësia.
Këto modele, kryesissht bëhen me porosi të veçantë dhe shpesh herë janë unike. Më posht vijojnë pesë automjetet e reja më të shtrenjta në botë ku bëhet fjalë, gjithnjë për ato modele vlera e të cilave është bërë publike.
“Bugatti La Voiture Noire”, është paguar për 11 milionë euro, përjashtuar taksat, nga blerësi i saj.
“Pagani Zonda HP Barchetta”, sipas markës vlera e këtij modeli arrin në 15 miionë euro.
“Rolls-Royce Sweptail”, vlera e tij zyrtare nuk është konfirmuar kurrë nga prodhuesit, por shumë burime flasin për tarifa që arrijnë në 11,4 milionë euro.
“Bugatti Divo”, prodhuar vetëm në 40 ekzemplarë, që të gjithë janë shitur me vlerën e pesë milionë eurove për copë.
“Lamborghini Veneno Roadster”, i prodhuar në një sasi shumë të limituar, vetëm nëntë modele, që janë shitur secili për 3,3 milionë euro përjashtuar taksat.
Comments are closed for this post.