Një pjesë e pullazit të Qendrës së vjetër Tregtare të Shkupit do të bëhet park. Sipërfaqja prej 1,800 m2 do të gjelbërohet me hortikulturë të ndryshme, projekt i cili do të nis gjatë pranverës. Nga drejtoria e kësaj Qendre tregtare thonë se për herë të parë pas 45 vjetësh u bë investimi i tillë këtu.
“Ky është një projekti i madh për Shkupin dhe Maqedoninë. Do të jetë një atraksion i mirë, para së gjithash do ta mbrojmë këtë terasë, e cila ishte pikë e dobët e qendrës. Besoj se në të ardhmen, ky pullaz do të jetë një nga atraksionet më të bukura që do ta shfrytëzojnë qytetarët tanë”, tha Gjoko Trajçevski, drejtor në “Q.T.SH.
Meqë do të përdoret një teknologjie e re ekologjike, zbatimi i projekti do të mbikëqyrët nga UNDP.
Sipas tyre, gjatë verës, pullazi i QTSH-së është 10*C më i nxehtë se temperatura në kryeqyteti. I pari i Shkupit, tha se kanë ndarë 32 milion denarë, ku përveç ekologjisë do të përdoret edhe si pikë rekreacioni.
“Për mirëmbajtën në vazhdim do të kujdeset drejtoria e qendrës tregtare, por pres që edhe pronarët e kafeterisë që do ta marrin me qira, por edhe qytetarët do të kujdesen për mos ta shkatërruar të njëjtën”, theksoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç tha se si ky projekt do të bëhen edhe pullaze të tjera të objekteve publike, duke shtuar se Qendrës tregtare do t’i ruhet imazhi i vjetër arkitekturorë, ashtu siç u ruajt edhe me bllokimin e projektit “Shkupi 2014” sipas së cilës parashikohej fasada barok.
Comments are closed for this post.