Prokuroria Themelore Publike Shkup mori urdhër për zbatim të procedurës hulumtuese kundër një personi, për të cilin dyshohet se ka kryer vepër penale lëndim trupor.

“I dyshuari më 17.02.2019, në shtëpinë familjare në f. Vizbeg, në gjendje të alkoolizuar, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke e goditur me grushta në kokë dhe trup. Pastaj, ai me dy duart e ka ngulfatur, e ka rrëzuar për tokë dhe ka vazhduar ta godasë me çka i ka shkaktuar lëndime trupore”, qëndron në kumtesën e sotme të Prokurorisë Themelore Publike Shkup.

Duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, gjegjësisht se ka rrezik real që i dyshuari ta përsëris veprën penale ose të ikë, prokurori kompetent publik gjykatësit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup dorëzoi edhe propozim për përcaktim të masës së arrestit për personin e dyshuar.