Maqedonia është në gjendje krize për shkak zjarreve të shumta që janë përhapur nëpër disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Në shuarjen e tyre ka marrë pjesë edhe Armata e Maqedonisë.
“Në përputhje me kërkesat, janë angazhuar mbi 150 pjesëtarë të Armatës në komunat e mëposhtme: 60 pjesëmarrës në Gjorçe Petrov, 30 persona në Kriva Pallankë, 50 persona në fshatin Nikoliq, Dojran.
Armata u angazhua në shuarjen e zjarrit me vendim të presidentes Gordana Siljanovska Davkova, pas vendimit të Qeverisë së RMV-së për gjendjen e krizës dhe kërkesës së Qendrës për Menaxhim me Krizat.
“Armata qëndron e përgatitur për mbështetje dhe intervenim të mëtutjeshëm aty ku është e nevojshme, në koordinim me institucionet përkatëse”, deklaruan nga Ministria për Mbrojtje.
Deri në ora 17:30, në Maqedoninë janë regjistruar 21 zjarre aktive dhe katër të shuara.
Kujtojmë se për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve, Qeveria dje miratoi një vendim në një seancë me të cilin shpalli gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej 30 ditësh.
Comments are closed for this post.