Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,63 % në raport me vendimin e datës 07.02.2025

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 1,00 den/lit. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU rritet për 0,542 den/kg dhe tani do jet 48,011 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshojnë.

Nga data 11.02.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 79,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 81,50 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 73,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 73,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 48,011 (denarë/kilogram)./