Në Maqedoninë e Veriut tashmë janë shpallur nëntë kandidatë për garën për zgjedhjet presidenciale, mes tyre janë gjashtë maqedonas, dy shqiptarë, një boshnjake.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE sërish me profesoreshën Gordana Siljanovska-Davkova.

Mjeku Velo Makrovski do të mbledhë nënshkrime si kandidat i pavarur.

Më pas kryetari i Aleancës për Shqiptarët, doktor Arben Taravari, si kandidat i opozitës shqiptare VLEN.

Pas tij vijoi profesoresha universitare, Biljana Vankovska nga E Majta.

Kandidaturat vijuan me Bujar Osmanin, doktorin dhe ministrin e jashtëm nga BDI.

LSDM si partia më e madhe në pushtet do ta rikandidoj profesorin Stevo Pendarovski.

Në garë për herë të parë si risi ka hyrë aktivistja Mersiha Smailoviq e komunitetit boshnjak.

Partia e vogël GROM për kandidat presidencial zgjodhi liderin e saj, Stevço Jakimovski.

Ndërsa partia e sapoformuar ZNAM, do ketë kandidat liderin e saj, kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë që sigurisht do të ndodhë do mbahet më 8 maj, në ditën kur votohet edhe për zgjedhjet presidenciale.