Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat për postin e presidentit të Maqedonisë së Veriut.

Ahmeti  përmes një videoje në Facebook i ftoi qytetarët që ta përkrahin Osmanin për president të këtij shteti. Mes tjerash, kreu i BDI-së theksoi se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së Presidentit, në mënyrë që të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.

Bujar Osmani në garën për të parin e Maqedonisë si kundërkandidat do ta ketë Arben Taravarin, nga partitë e bashkuara opozitare. Nga radhët e VMRO-DPMNE-së kandidate do të jetë Gordana Siljanovska, ndërsa pritet që LSDM ta propozojë edhe për një mandat Stevo Pendarovskin.