Zvogëlohet fondi i ‘TVSH-ja ime’, do të ndahen dhurata me vlerë më të vogël

Ekonomi 25.04.2020 / 14:37

Një pjesë e fondit nga ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ do të shkojë në luftën kundër Covid-19. Sipas vendimeve të reja, tashmë 10 dhuratat ditore do të jenë me nga 500 denarë dhe s’do ketë dhurata mujore për dy muajt e ardhshëm, përkatësisht për muajin maj dhe qershor.

Gjithashtu qytetarët do të mund të japin donacion mjetet nga kthimi i TVSH-së përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime/

“Fondi i lojës shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ është zvogëluar për 4.4 milionë denarë, mjete që do të investohen në fondin Covid-19. Që nga fillimi i majit deri në fund të qershorit do të ndahen 10 dhuratat ditore me nga 500 denarë, ndërsa dhuratat mujore me nga 100 mijë denarë do të ndalohen për muajin maj dhe qershor. Me këtë, në vend të 12 dhuratave mujore, do të ketë 10 dhurata mujore”, shprehen nga Ministria e Financave.

Ata shtojnë se dhuratat mujore do të vazhdojnë më 4 qershor ndërsa ndarja e tre milionë denarëve do të ndodhë më 19 dhjetor.

“Qytetarët përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ do të mund ta dhurojnë kthimin e tyre të TVSH-së për tre mujorin e parë të vitit 2020 në luftën kundër Covid-19. Përmes opsionit ‘skanoj dhe dhuroj’, qytetarët do të mund zgjedhin nëse duan ta kthejnë kthimin e TVSH-së për tre mujorin e parë’, shprehen nga MF duke sqaruar se qytetarët kanë dy opsione ‘po, e dhuroj kthimin e TVSH-së’ dhe ‘jo, faleminderit’.

Ndryshe për tre mujorin e parë të këtij viti, qytetarëve të Maqedonisë duhet t’u kthehen 5.59 milionë euro. Për këtë periudhë ata kanë skanuar 49.95 milionë llogari fiskale./Telegrafi/


Comments are closed for this post.

Të fundit