Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski pritet të transferohet në Vilën Vodno tek presidenti i ri Stevo Pendarovski, me një detyrë të re. Sipas “Fokus”, Boshnjakovski do të lë kryeministrin Zoran Zaev dhe se tek kabineti i presidentit Pendarovski pritet emërohet në detyrën e shefit.
Pra ai nuk do të merret me marrëdhëniet me publikun, por do të jetë shef i kabinetit të presidentit Pendarovski. Boshnjakovski i pyetur nga mediat as nuk ka pohuar dhe as nuk ka mohuar lajmin e lansuar.
Comments are closed for this post.