Kryeministri Zoran Zaev më 29 tetor do të udhëtojë në Romë, ku do të takohet me kryeministrin italian Giuseppe Conte, pas paralajmërimeve të Italisë se do të kërkojë hapjen e sërishme të çështjes për zgjerim të BE-së në nëntor.

Zaevi në intervistën për “360 gradë” konfirmoi se me ftesë të kryeministrit italian do ta vizitojë Romën, si dhe se zgjerimi duhet të jetë temë në Këshillin e Punëve të Përgjithshme të BE-së (GAK), që do të mbahet më 19 nëntor. Megjithatë, thotë se tashmë nuk është optimist aq i madh.

“Tani unë pak do të frenojë me shpresën dhe optimizmin tim. A isha optimisti më i madh. Ne të punojmë, ndërsa ata dashtë Zoti sa më shpejtë të vendosin, t’i hapin kapitujt për ne, gjegjësisht ta sjellin vendimin për fillimin e negociatave. Kryeministri italian Konte është shumë i zëshëm, ai i jep deklaratat. Më ftoi. Unë të martën më 29 tetor në orën 13:30 do të jemi te ai. Do të shihemi, do të kemi deklarata, do të kemi drekë të përbashkët dhe prej atje nisem në darkën e fundit me Federica Mogherinin me ne kryeministrat e Ballkanit Perëndimor”.

“Conte më ftoi pikërisht për këtë temë, më thonë se në nëntor duhet të mbahet GAK, ku duhet të kthehet tema e zgjerimit, ndërsa kjo është mirë për vendin tim. Tashmë punojnë edhe kryeministra të tjerë, të mos flas nga ALDE grup, janë përfshirë shumë kryeministra. Punon EPP-ja, punojnë socialistët dhe socialdemokratët e mi për këtë çështje. Por, ky është debat të cilin do të duhet ta zgjedhin brenda”, deklaroi Zaevi.

Në pyetjen se si e komenton mendimin e presidentit të Francës Macron se duhet të merret parasysh se disa vendeve kandidate për anëtarësim në BE, në vend të kësaj mund t’iu ofrohet partneritet strategjik, Zaevi theksoi se për vendin tonë nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit të plotfuqishëm.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel në të cilin nuk ishte sjellë vendim për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, vlerësoi se ai është gabim historik. Paralajmëroi se do të kërkojë që të përmirësohet gabimi dhe përsëri të flasë për datën e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë tashmë në nëntor./