Këshilli i prokurorëve publik të hënën do të vendosë edhe për të ardhmen e kryetares aktuale të Prokurorisë Publike për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska.
Jozyrtarisht, prokurorja me shumë gjasa do të kthehet në prokurorinë e Shkupit, ku drejton prokurori Gavril Bubevski, por nuk do të fillojë menjëherë punën, sepse ende është në pezullim të vlefshëm derisa të përfundojë hetimi për rastin Arafat Muaremi.
Në seancën e së hënës do të zgjidhet edhe kreu i Prokurorisë së Lartë në Shkup.
Në shpallje ishin regjistruar tre kandidatë: prokurori aktual Mustafa Hajrulahi dhe prokurorët e lartë Fatime Fetai dhe Burim Rustemi, por Fetai dje e tërhoqi kandidaturën.
Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Agelar se është e mundur dhe e pritshme zgjedhja e Abazit në krye të prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar, është e mundur dorëheqja e tij dhe në vend të tij të zgjidhet Fatime Fetai! Pritet që Abazin në vend të Fetait ta pasojë edhe Vilma Ruskoska, por kjo nuk ka gjasa për momentin
Comments are closed for this post.