Legjenda e muzikës maqedonase saksofonisti i njohur Ferus Mustafov, pas një sëmundje të shkurtër, vdiq mbrëmë në SPQ “8 Shtatori”. Ai u shtrua në spital pas një sulmi në tru në fund të prillit.
Miqtë dhe adhuruesit e tij tashmë po i japin lamtumirën legjendës së muzikës në rrjetet sociale.
Ferus Mustafov lindi në Shtip në vitin 1950, në një familje muzikante rome. Karrierën e tij profesionale e filloi në moshën 17-të vjeçare, derisa studionte për violinë dhe klarinetë në akademinë muzikore të vendit. Ai largohet nga akademia pasi shkon në turne me ftesë të një grupi të drejtuar nga Toma Çrçev dhe suksesi i turneut e bëri atë të heqë dorë nga studimet akademike për t’u bërë muzikant i punës.
Në karrierën e tij të pasur muzikore, ai ka performuar në një sërë vendesh të botës dhe ka regjistruar dhjetëra albume, kryesisht me kompozime instrumentale.
Ferus sipas dëshirës së tij do të varroset në varrezat e Shtipit.
Comments are closed for this post.