Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, deklaroi sot se është duke u punuar intensivisht për të arritur deri tek një zgjidhje e pranueshme sa i përket regjistrimit të nxënësve përfshi edhe ata të cilët nuk janë të vaksinuar. Sipas tij një nga opsionet e mundshme është edhe ajo që fillimisht nxënësit të regjistrohen në shkollë dhe më pas edhe të vaksinohen.
“Kemi pasur takim edhe mbrëmë dhe për këtë temë do të bisedojmë në seancë qeverie sepse kjo çështje është serioze. Sepse duhet ti kemi parasysh dy çështjen të garantuara me kushtetutë, të drejtën e arsimit dhe shëndetin publik. Besoj se do të arrijmë zgjidhje të pranueshme, këto probleme do të tejkalohen. Një zgjidhje të regjistrohen fëmijët dhe më pas të vaksinohen, por sërish them do të shqyrtohen të gjitha opsionet dhe do të pranohet ajo që është zgjidhje më e mirë. “Themi se po i shqyrtojmë të gjitha mundësit ku do të merret parasysh shëndeti publik. Ky problem duhet të ketë dhe do të ketë zgjidhje. Se cili opsion do të jetë më efektiv dhe më i pranueshëm duhet ta shohim të gjithë, duke konsultuar edhe ekspertët”, deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.
Comments are closed for this post.