Numri i kërkesave për azil nga Maqedonia
Numri i kërkesave për azil nga Maqedonia e Veriut në vendet anëtare të BE-së ka shënuar ulje drastike në muajin mars të këtij vitit, në krahasim me muajt paraprak.
Nga Maqedonia ,316 persona kanë aplikuar për azil në muajin mars, ndërsa në janar dhe shkurt ky numër ka qenë 600, informojnë nga Zyra Evropiane për Azil, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prej 316 kërkesave në mars, 229 janë dorëzuar për herë të parë, ndërsa të tjerat janë kërkesa të përsëritura.
Ndërsa sa i përket vendimeve për marrjen e statusit të azilantit, gjendja është thuajse e njëjtë për Maqedoninë: numri më i madh i kërkesave janë refuzuar, pasi vendi cilësohet si i sigurt.
Në mars zyrat për azil të BE-së kanë refuzuar 454 kërkesa të shtetasve të Maqedonisë, ndërsa vetëm gjashtë personave ju është miratuar statusi i azilantit.
Ndryshe, kërkesat më të mëdha për azil në BE janë nga Siria, Venezuela dhe Afganistani.
Shtatë vende tjera që gjithashtu kanë kërkesa të mëdha për azil janë Iraku, Kolumbia, Nigeria, Pakistani, Irani, Shqipëria dhe Gjeorgjia.
në vendet anëtare të BE-së ka shënuar ulje drastike në muajin mars të këtij vitit, në krahasim me muajt paraprak.
Nga Maqedonia ,316 persona kanë aplikuar për azil në muajin mars, ndërsa në janar dhe shkurt ky numër ka qenë 600, informojnë nga Zyra Evropiane për Azil.
Comments are closed for this post.