Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,74 % në raport me vendimin e datës 23.8.2024.

Nga data 27.8.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95                                       77,00    (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98                                       79,00    (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V)                                    69,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie   Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)            69,00    (denarë/litër)

Mazut М-1 SU                                                 45,170 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,125 den/kg dhe do të jetë 45,170 den/kg.