Përbërësit:
1 pako me peta të gatshme ëmbëlsirash
200 g gjalpë
Për kremin e mbushjes:
4 të verdha vezësh
45 gr niseshte misri
1 paketë me vanilje
140 gr sheqer
500 ml qumësht
Për sherbetin:
500g sheqer
400g ujë
Përgatitja:
Si fillim petat e freskëta të gatshme i presim në shirita me trashësi 8 centimetra.
Më pas vijojmë me përgatitjen e mbushjes.
Në një tas hidhni vetëm të verdhat e vezëve dhe sheqerin e nevojitur, më pas do t’ju duhet ta rrihni masën me telin e kuzhinës.
Këtë proces duhet ta vazhdoni derisa masa e krijuar të ketë një ngjyrë të verdhë të lehtë, dhe kokrrizat e sheqerit të kenë shkrirë.
Më pas në një filxhan hedhim pak nga qumështi që na duhet për recetën dhe aty shtojmë niseshtenë dhe vaniljen.
Me një pirun e përziejmë derisa niseshteja të jetë tretur plotësisht.
Këtë masë ja shtojmë të verdhave të vezëve dhe sheqerit, dhe përsëri i rrahim derisa të jenë lidhur në një masë të vetme.
Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin dhe e vendosim në zjarr të ulët. Temperatura e qumështit duhet të jetë shumë e vakët kur të hidhni masën e vezëve.
Kjo metodë nuk do t’iu lejojë që veza të pritet dhe kremi të prishet.
Pasi të keni shtuar vezët tek qumështi duhet të përzieni gjatë gjithë kohës me një ritëm jo shumë të shpejtë.
Ngrini pak nxehtësinë e zjarrit, kështu kremi do të bëhet më shpejt.
Kur masa të fillojë që të trashet ngadalë largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet.
Për secilin trigon që do përgatitet nevojiten tre rripa petash.
Si fillim secilën prej tyre e spërkasim me gjalpë e më pas i vendosim njera mbi tjetrën.
Pasi i kemi bashkuar rripat tre e nga tre, në fillim të secilës petës vendosim nga një lugë gjelle me masën e përgatitur dhe nisim mbylljen e petave në formë trekëndore.
Secilin prej trigonave të përgatitur lyejeni me gjalpë dhe piqeni në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë
Më pas, përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit.
Pasi të jenë ftohur trigonat futini në sherbet ose sherbetin hidhuani sipër.
Comments are closed for this post.