Ekzistojnë receta dhe mënyra të shumta të vënies turshi të lakrave në voza dhe në bidonë plastike. Të gjithë e kanë mendimin e njëjtë që lakrat radhiten, u qitet kripë dhe ujë

Në një tenxhere të madhe qesim kripë, i qesim ujë të nxehtë dhe presim që të zbërthehet kripa dhe të gjithë atë e qesim në vozë apo në bidon të madh plastike, duke shtuar edhe ujë të zakonshëm deri në majë.

Zakonisht shtojmë dy panxharë të kuq të pastruar të cilët priten në katër pjesë, i mbulojmë me leckë të hollë pambuku dhe i qesim sipër një pjatë të hollë porcelani.

Sipër pjatës më herët kemi vënë gur, ndërkaq tani vëmë një kavanoz të madh të mbyllur dhe të mbushur me ujë, përafërsisht 1,5 litrash.

Nuk e ndërrojmë shëllirën, por në fillim gjithnjë derisa shëllira të fillojë të krijohet, çdo të dytën apo të tretën ditë hapim vozën apo bidonin dhe e heqim gurin apo kavanozin dhe nëpërmjet asaj pjate i shtypim në mënyrë që të shkundim lëngun në vozë.

Kavanozin dhe leckën çdo herë i lajmë, heqim fletët të cilat janë grumbulluar.

Lakrat e vëna në këtë mënyrë turshi qëndrojnë deri në qershor dhe duken sikur një ditë më parë i keni vënë turshi.

Sipas disa recetave, midis radhëve të lakrave shtohet një shtresë turshi e grirë apo lakra të prera në copa të mëdha, ndërkaq amvisat bashkëkohore kanë shpikur mënyrën – qesen plastike të mbushur me shtresa turshi e lidhin në mënyrë që të mos derdhen në lakra dhe i shpojnë në disa vende në mënyrë që lakra të tharbet.