Kombi i vogël ishullor Tonga në Paqësor ishte epiqendra e një tërmeti të madh me magnitudë 7.1 ballë. Tërmeti u regjistrua mesditën e së dielës së 30 marsit.
Sipas të dhënave fillestare nga Instituti Amerikan, tërmeti me magnitudë 7.1 Rihter kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash.
Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit lëshoi një paralajmërim duke thënë se mund të ketë valë të rrezikshme në brigjet brenda 300 kilometrave (185 milje) nga epiqendra.
© SYRI.net
Comments are closed for this post.