Mbetjet e të brendshme të bagëtive të himta të theruar për festën e djeshme të Kurban Bajramit janë hedhur në rrugë. Mbetjet janë gjetur pranë fushës së sportit të shkollës në fshatin Labunishtë të Strugës. Kjo nuk është hera e parë që gjenden të brendshme të bagëtive të hedhura në këtë mënyrë në Strugë, edhe vitin e kaluar u përsërit i njëjti skenar, pas therjes sl kurbaneve të brendshmet e bagëtive u gjetën të hedhura në të njëjtën rrugë.