Kryeministri teknik Oliver Spasovski në intervistë për “Telma” informoi masa të reja të ndërmarrë nga qeveria për të luftuar coronavirusin.

“E mbyllim Vodnon nga ora 18:00 deri në orën 7:00. Nëse objektet jepen me qira për ahengje, pronarët do të ndiqen penalisht, dhe të gjithë ata që janë në objekt do të ndiqen penalisht dhe do të vendosen në izolim.

Marketet dhe supermarketet të vendosin rregull që to mundësojë vetëm një pjesë të caktuar të njerëzve të hynë brenda, ndërsa ata që presin jashtë të jenë dy metra larg njëri tjetrit”, njoftoi Spasovski.