Beteja kyçe është si ta konsolidojmë këtë sistem tonin, reformat, para së gjithash luftën joselektive kundër krimit dhe korrupsionit. Maqedonia e Veriut duhet ta ndërtojë sistemin nën mbikëqyrje të BE-së, nevojitet t’i përforcojmë institucionet që qytetarët të kenë besim në to, në mënyrë që ato të funksionojnë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në tribunën e Lidhjes demokratike të titulluar “Maqedonia në udhëkryq”.

Sipas tij, për atë që po na ndodhë me të rinjtë sot, arsye kyçe nuk është situata ekonomike.

“Nga shteti më së shumti largohen njerëz të realizuar, njerëz të cilët mund të kenë perspektivë edhe këtu, edhe jashtë. Ata detektojnë se sistemi nuk i njeh interesat e qytetarëve. Betejë e jona është ta luftojmë krimin dhe korrupsionin. Të gjitha aktivitetet tona duhet të kahëzohen drejt këtij qëllimi në të ardhmen, që do të ketë impakt të fuqishëm në kuptimin e integrimeve të shtetit dhe drejt konsolidimit të fuqishëm të sistemit”, tha Spasovski.

Spasovski theksoi se anëtarësimi në NATO është gjithnjë e më i sigurt dhe kjo do t’i hapë perspektivat për zhvillim të mëtutjeshëm të shtetit.

“Një element tjetër që na zhgënjeu është mosmarrja e vendimit për fillim të negociatave me BE-në. Sado të jetë i madh zhgënjimi, një duhet të jetë e qartë dhe satisfakcion për të gjithë ne – ai fillim i negociatave do të ndodhë pa dallim të të gjitha turbulencave. Është fakt se vendin e mbështesin të gjitha anëtaret e BE-së, me përjashtim të Francës që ishte kundër lidhur me fillimin e negociatave dhe kjo jo për shkakun tonë, por edhe marrëdhëniet me BE-në edhe ajo e konfirmon tezën e debatit sot – ‘Maqedonia në udhëkryq’”

Siç tha Spasovski, “ky shtet i yni” asgjë nuk ka marrë si dhuratë që nga pavarësia e deri më sot, por për gjithçka është dashur të punojë shumë, por kjo nuk e dekurajon Qeverinë të vazhdojë rrugës e cila nuk ka alternativë.

“Për ne nuk ekziston alternativë. Është tjetër gjë të flisni para opinionit për fitim të pikëve politike, e tjetër të flisni jashtë. Këtij populli i nevojitet qasje e sinqertë. Për atë që është mirë, të thuhet se është bërë mirë, ndërkaq për atë që është keq, të thuhet se është keq”, tha Spasovski në tribunë, në të cilën foli edhe kryetari i Lidhjes demokratike, Pavle Trajanov.