UEFA është pjesë e një skandali të madh në zgjedhjen e 11-shen më të vitit në Europë.

Tabloidi britanik “DailyMail” ka zbuluar se në vend të formacionit 4-3-3, UEFA vendosi modulin 4-2-4 që nuk përdoret shumë në futboll.

Kjo do të thoshte se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Sadio Mane dhe Robert Lewandowski u reshtuan në vijën e fundit. Sipas “Daily Mail”-it ,UEFA-ja ndryshoi formacionin në minutën e fundit për t’u përfshirë Ronaldo.

Portugezi mori më pak vota sesa Messi, Mane dhe Leëandoëski në kategorinë e sulmuesve dhe mbeti jashtë ekipit.

Kjo zemëroi zyrtarët e UEFA-së për popullaritetin e Ronaldos, kështu që data fillestare e zbulimit të ekipit u vonua për një javë për të manovruar me 35-vjeçarin në formacion.

Njeriu i pafat si gjithmonë është N’Golo Kante, me francezin të votuar menjëherë pas De Jongu dhe De Bruyne. Nëse formacioni do të përfshinte tre mesfushorë, atëherë, ylli i Chelseas do të ishte në njëmbëdhjetshe.