Përfundon sezoni për Demiralin e Juventusit, po ashtu edhe për Zaniolon e Romës…

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Demiral, ka këputur ligamentin anësor kryqëzues dhe ka dëmtuar miniskusin.

Ky lëndim i rëndë u vërtetua pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjesin e së hënës.

Juve ka njoftuar se futbollisti do të jetë jashtë për pjesën e mbetur të sezonit dhe se brenda disa ditëve do të operohet.

Natyrisht, ky është një lajm shumë i keq për ‘Zonjën e Vjetër’, por në anën tjetër shumë pozitiv për Matthijs de Ligt.

19-vjeçari, që u ble për 75 milionë euro gjatë verës, është kritikuar në vazhdimësi.

Ndoshta tani është mundësia më e mirë për të që në pjesën e dytë të sezonit të bëjë dhe të tregojë diçka më shumë pasi Sarri do ta inkuadrojë më shpesh në mungesë të Chiellini dhe Demiral.

Mbrëmë, në këtë ndeshje, gjithashtu u dëmtua edhe talenti italian i Romës, Nicolo Zaniolo.

Ai gjtihashtu ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të jetë jashtë për një kohë të gjatë.

Zaniolo do të operohet ditëve në vazhdim dhe raportohet se ka humbur edhe Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.