Skandali pas publikimit të rezultateve nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2021 sipas veprimtarisë dhe sferave nga ana e Ministrisë së Kulturës sa vjen e zgjerohet ndërsa kjo ka shkaktuar reagime të shumta tek pala shqiptare tepër e pakënaqur me refuzimin e shumë projekteve në ndërkohë që kjo ndarje e buxhetit është vetëm 16.8 për qind që është shumë larg asaj që duhej në fakt të ishte informon TetovaSot.
Sipas një Kumtese nga Ministria e Kulturës në vitin 2021 thuhet se ata mbështetën projekte të cilat janë në funkcion të zhvillimit, afirmimit dhe promovimit të kulturës, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit tonë dhe të gjitha ato me projekte të plotësuara nga të rinjtë për të rinjtë. Posaqërisht vëmendje e veçant i është kushtuar barazisë gjinore, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe dialogut ndërkulturor.Por realiteti është krejtësisht ndryshe përcjellë TetovaSot.
Derisa sipas Ministrisë së Kulturës vlerësimi i projekteve dhe programeve u krye nga ana e komisioneve të përbëra nga ekspertë dhe persona kompetentë në sferën përkatëse, duke respektuar parimet e multietnicitetit dhe parandalimi i konfliktit të interesit, ndarja e 16.8 për qind e këtij buxheti për shqiptarët e demanton këtë duke shkaktuar shumë reagime të shumta për shkak se shoqata të mirëfillta kanë marrë më pak financa se sa shoqatat ” fantom”të krijuara brenda natës.
Që ky skandal të bëhet akoma më i madh ka të bëjë me një fakt tjetër përjashtues nga ana e vet kreut të kësaj Ministrie e cila sipas burimeve të TetovaSot ajo nuk është konsultuar fare as me njeriun e dytë të Ministrisë dhe as me Sekretarin Shtetërorë që janë shqiptarë.
Burimet të TetovaSot konfirmojnë se do ketë një reagim kundër këtij diskriminimi dhe do kërkohet llogari nga vetë ministrja e Kulturës Irena Stefoska.
Të përkujtojmë se për këtë cështje reagoi edhe Departamenti i Kulturës i Aleancës për Shqiptarët i cili ka kërkuar të shpallet i pavlefshëm programi vjetor i Ministrisë së Kulturës, pasi që ka shumë anomali.
“Kjo ndarje e buxhetit është skandaloze, kërkojmë nga Ministria e Kulturës që programin vjetor ta shpall të pavlefshëm, ndërkaq anëtarët e komisionit të zgjidhen nga shoqëria civile, të mos jenë të ngjyrosur politikisht dhe të mos ketë kuantitet, por kualitet”, tha Elmir Sejfullai nga Aleanca për Shqiptarët.TetovaSot
Comments are closed for this post.