Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal ndaj 31-vjeçares nga Shkupi, pasi e njëjta dyshohet për evazion fiskal.

Shkupjanja ka pranuar mbi 43 mijë euro, por të njëjtat nuk i ka deklaruar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

“Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër M.A.(31) nga Shkupi, për shkak të dyshimit për veprën penale “shmangie nga tatimi”. E raportuara, gjatë vitit 2021 ka pranuar 43.532 euro përmes transferit të shpejt, por nuk i ka deklaruar të ardhurat dhe nuk ka dorëzuar raport tatimor të detyrueshëm në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, duke iu shmangur pagesës së tatimit në të ardhura personale në shumë prej 10% të të hyrave të përgjithshme ose 267.721 denarë, për të cilin ka pasur obligim ligjor .Me këtë veprim ka dëmtuar Buxhetin e Republika e Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 267.721 denarëve”, thonë nga MPB.