Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 gjoba, nga të cilat 20 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 16 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, tri sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur poashtu 10 gjoba për automjetet e paregjistruara, tre sanksione për shofer fillestar, 10 sanksione për përdorimin e celularit, pesë gjoba për kalimin e sinjalit të mbyllur dhe sanksione të ngjajshme.

“Vazhdojnë kontrollet e forcuara të veprimit. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, njofton MPB.