Personazhe të mafies turke në Greqi, kanë sulmuar disa oficerë të këtij shteti. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në Selanik, rreth orës 16:00, brenda një stacion karburanti, siç njofton media greke Protothema.
Oficerët e sulmuar ishin drejtues të Shërbimit Informativ Kombëtar, të cilët u përballën me të shtëna me armë zjarri në drejtim të tyre nga një automjet i blinduar. Nga hetimet e deritanishme zbulohet se në automjet ndodheshin personazhe të botë së krimit me origjinë nga Turqia.
Sipas medias greke, tre turqit ndaluan në stacionin e karburantit për t’u furnizuar me benzinë për automjetin e tyre, e kanë vënë rë një automjet të Shërbimit Informativ Kombëtar, që gjithashtu ndaloi pak më tutje. Pas kësaj, turqit kanë nisur të shtënat e zjarrit ndaj oficerëve dhe më pas janë larguar me automjetin e tyre në drejtim të paditur.
Drejtuesit e Shërbimit Informativ ishin në ndjekje të tre turqeve, të cilët janë pjesës e bandës “Daltons”. Në Greqi, ky grup e ka të shtrirë aktivitetin e tij në lëndë narkotike.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, teksa ngjarja po hetohet me përparësi të lartë nga autoritetet helene.
Comments are closed for this post.