Shefi i diplomacisë së Gjermanisë, Heiko Maas sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Maas do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, presidentin Stevo Pendarovski, si dhe kryeministrin Zoran Zaev,.

Siç njoftojnë nga MPJ, në takim do të diskutohet për gjendjen politike të vendit, rezultatin e Samitit të fundit evropian dhe hapat e ardhshëm për aktivitetet në pjesën e reformave.

Do të shqyrtohen edhe momentet kyçe nga marrëdhëniet midis dy shteteve dhe mundësitë për thellimin e këtyre marrëdhënie si dhe dinamika aktuale e marrëdhënieve në planin rajonal.