Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media theksoin se buxheti i paraparë për vitin 2020 ka më shumë para për qytetarët.

Ata thonë se do të vazhdojnë me masat për të ndihmuar kategoritë sociale, si dhe kujdesin ndaj kapitalit njerëzor.

“Propozim-buxheti për vitin 2020 parasheh investime prej 154 miliardë denarëve, në shëndetësi, arsim dhe fushën sociale. Kjo është rritje prej më shumë se 10 miliardë denarë në krahasim me rebalancin e vitit 2019”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se në buxhetin e vitit 2020 nuk është përjashtuar as sektori privat, që sipas tyre është gjenerator i rëndësishëm për rritjen ekonomike.