3.9 miliardë euro buxhet, ndërsa asnjë denar rritje për investime kapitale. Zoran Zaev dhe Nina Angellovska në vend se për zhvillim, do të shpenzojnë miliarda për populizëm.

Pushteti ndan për investime kapitale njejtë si vitin e kaluar, ndërsa buxheti është dukshëm më i rritur.

Pushteti së pari ua shkurtoi pensionistëve 600 denarë 3 vite me radhë, në mënyrë që tani t’u japë vetëm 700 denarë dhe atë prej vitit të ardhshëm. Ato janë 1800 denarë më pak për pensionistët të cilat ua mori Zoran zaevi nëse mbetej përllogaritja e vjetër dhe në vend se për ta shkuan në tendere dhe biznese milionëshe të njerëzve të afërt me kreun e pushtetit.

Tre vite nuk ndanë para për energjetikën, nuk ndajnë as tani. Nuk ka para për Çebrenin dhe Galishten, nuk ka para për REK “Bitola” dhe Osllome, nuk ka para për asgjë.

Zoran zaev i gënjeu edhe bujqit. Me buxhetin e ri nuk ka para për bujqit. Gjithçka mbetet njejtë.

Zoran Zaev me këtë buxhet përgatitë blerje të votuesve para zgjedhjeve.

Gënjeshtrat dhe populizmi nga zgjedhjet e kaluara nuk do ta ndihmojnë më. Më 12 prill fillon ripërtëritja e Maqedonisë me VMRO-DPMNE-në.

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së