Në Parlament sot seanca do të mbajnë pesë komisione kuvendore. Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janë propozim ligjet për të drejtën ndërkombëtare private dhe për personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve, të dy në lexim.

Pika e vetme në rend dite të Komisionit për arsim. shkencë dhe sport është debati publik për Propozim-ligjin për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat e të rinjve i parashtruar nga deputetët Ivana Tufegxhiq, Meri Lazarova, Sllagjana Mitovska, Nevenka Stamenkovska Stojkovski, Agim Shaqiri, Teuta Bilalli, Nola Ismajlovska dhe Rexhep Memedi.

Komisioni për politikë të jashtme do të debatojë për propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë të Republikës së Francës i cili ka të bëjë me shkollat e mesme me paralele dygjuhësore frankofonike dhe Marrëveshjen mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë të Serbisë për hapjen e vendkalimit të përbashkët kufitar Llojan-Miratovcë.

Raporti i Prokurorit Publik për zbatimin e masave të posaçme hetuese në vitin 2018 do të jetë në rend dite të Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të të masave për ndjekjen e komunikimeve.

Komisioni ligjdhënës juridik do të mbajë dy seanca me gjithsej 33 pika në rend dite mes të cilave janë edhe propozim-ligjet për të drejtën ndërkombëtare private në lexim të parë, dhe për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës të Serbisë për hapjen ne vendkalimit të përbashkët kufitar Llojan-Miratovcë.