Botë ujore, ose hapësirë me akuariume të mëdha për peshq dhe kafshë të tjera ujore, do të ndërtohet në Kopshtin zoologjik në Shkup.

“Kohë më parë ishte në plan ta bëjmë këtë. Në secilin kopsht zoologjik evropian ka akuariume të mëdha të cilat vizitohen shumë, ndërsa peshqit dhe bota detare janë pjesë e rëndësishme e edukimit shkollor të çdo fëmije”, kumtuan sot nga Kopshti Zoologjik në Shkup.

Për momentin sqarojnë, se përpunohet projekt për atë objekt dhe shpresojnë se në koordinim me kryetarin e komunës Petre Shilegov dhe me mbështetje të qytetit në vitin 2020 Shkupit do të bëhet me “botën detare”.